Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Ndikimi i pandemisë COVID-19, dita e punës është zgjatur me 48 minuta në ‘smart working’

Një studim i kryer nga një grup kërkuesish të Harvard Business School dhe New York University me titullin “Collaborating during Coronavirus: The impact of COVID-19 on the nature of work“, kundërshton tezën sipas së cilës, puna nga shtëpia e imponuar gjatë izolimit, është ekuivalente me pushime të gjata.

Objektivi i studimit ishte të hetonte se si pandemia COVID-19 ka ndryshuar mënyrën e komunikimit mes punëtorëve gjatë punës nga shtëpia.

Për t’i dhënë një përgjigje pyetjes së tyre, kërkuesit analizuan të dhënat e 3 milionë e 143 mijë e 270 punëtorëve nga 21 mijë kompani, të shpërndara në 16 zona të mëdha metropolitane.

Studiuesit krahasuan sjelljen e punëtorpve në dy periudha prej tetë javësh, para dhe pas bllokimit të pandemisë COVID-19, duke i ndarë të dhënat në dy kategori me interes: mbledhjet dhe koha e shpenzuar në postën elektronike.

Studimi gjeti se gjatë izolimit, është rritur numri i mbledhjeve, si dhe numri i e-mailëve dhe kohës së punës gjatë “remote working”.

Studimi regjistroi një rritje të numrit të mbledhjeve për person më 12.9 për qind dhe të numrit të pjesëmarrësve në mbledhje më 13.5 për qind, por në të njëjtën kohë, reduktim të kohëzgjatjes mesatare për mbledhje më 20.1 për qind. Efekti neto i këtyre ndryshimeve është se punëtorët, gjatë “smart working”, kaluan më pak kohë në ditë në mbledhje apo 11.5 për qind.

Në lidhje me fluksin e postës elektronike, studimi zbuloi se gjatë punës nga shtëpia, është rritur ndjeshëm numri mesatar i e-mailëve të dërguara dhe të marra mes personave në të njëjtën kompani apo 5.2 për qind. Në të njëjtën kohë është regjistruar një rritje e ndjeshme e numrit mesatar të marrësve në email apo 2.9 për qind. Megjithatë, numri i e-mailëve jashtë kompanisë nuk ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme.

Duke analizuar intervalin e kohës nga dërgimi i e-mailit të parë tek i fundit, apo nga mbledhja e parë në të cilën punëtori mori pjesë në harkun e 24 orëve, studimi gjeti se si dita e punës është rritur me 48 minuta, pjesërisht për shkak të rritjes së numrit të e-mailëve të dërguara edhe pas orarit të punës. Gjithsesi, duhet theksuar se këto ndryshime me mënyrat e komunikimit janë rregulluar gradualisht me kohën.

Me kalimin e javëve, edhe koha për mbledhje është reduktuar, ashtu si numri i e-mailëve të dërguara dhe numri mesatar i marrësve të përfshirë në to. Me pak fjalë, me kalimin e tronditjes nga ndryshimi, duket se punëtorët kanë gjetur një mënyrë “të qëndrueshme” në menaxhimin e komunikimit gjatë punës nga shtëpia.

Ky rezultat mund të sjellë dobi te ndryshimet organizative, të cilat pritet të ndikojnë në botën e punës në të ardhmen e afërt.