Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Pandemia COVID-19, automatizimi dhe e ardhmja e punësimit në Evropë

Një studim i McKinsey Global Institute, i quajtur “The future of work in Europe“, shfaq një reflektim mbi ndikimin e COVID-19 te punësimi. Në thelb, ndërthurja e automatizimit me ngrirjen e ekonomisë “do të djegë” shumë vende pune dhe do të përshpejtojë procesin e krijimit të figurave të reja profesionale.

Momentet e dy proceseve, duke udhëtuar me shpejtësi të ndryshme, do të sjellin një tkurrje të ofertës për punë për disa sektorë, një mungesë profilesh profesionale të nevojshme në kompani dhe përqendrimin gjeografik të punës.

Nga një anë, pasojat tek punësimi nga COVID-19 mund të përshpejtojnë tranzicionin e forcës së punës drejt punëve të reja me aftësi të ndryshme për shumë. Në anën tjetër, kriza mund të përshpejtojë pabarazitë ekzistuese në mesin e vendeve evropiane, mes punëtorëve dhe rajoneve më të arsimuar dhe atyre më pak të arsimuar, si dhe mes të rinjve. Në praktikë, një qark i shkurtër i precedentë në shekullin XX-të.

U analizuan 1,095 tregje lokale të punës në të gjithë Evropën, duke përfshirë 285 zona metropolitane. Këto tregje u rigrupuan në 13 tufa, të cilat dhe ato, nga ana e tyre, u ndanë në tre grupe. Qendrat me rritje dinamike, ekonomi të qëndrueshme dhe rajone në rënie.

Qendrat me rritje dinamike përfshijnë 20 për qind të evropianëve. Kjo kategori përfshin dy grupe me Prodhimin e Brendshëm Bruto më të lartë për frymë në Evropë dhe kapacitete të forta në inovacion. Ato janë qytetet e mëdha të Londrës dhe Parisit, me më shumë se 10 milionë banorë secila, me një forcë të re pune, me një nivel të lartë arsimimi dhe 46 qendra, që kanë një seri sektorësh me rritje të lartë dhe që kanë qenë ndër rajonet me rritjen më të shpejtë në Evropë. Ato përfshijë Amsterdamin, Kopenhagën, Madridin dhe Monakon.

Ekonomitë e qëndrueshme përfshijnë 50 për qind të evropianëve. Këto grupime kishin një Prodhim të Brendshëm Bruto për frymë më të lartë se mesatarja dhe tërhiqnin rezidentë të rinj. Përfshijnë 102 ekonomi që mbështeten te shërbimet me një përqindje të lartë punësimi në shërbime joteknike si shitjet me shumicë dhe pakicë; 78 qendra prodhimi me teknologji të lartë, nga të cilat 70 për qind në Gjermani, që përqendrohen në prodhim dhe prodhojnë një numër të madh patentash të teknologjisë së lartë; 64 zona metropolitan të diversifikuara me një ndërthurje industrish dhe shërbimesh; 267 zona jometropolitane të diversifikuara dhe në fund 98 parajsa turistike.

Rajonet në tkurrje përfshijnë 30 për qind të evropianëve. Popullsia në moshë pune e këtyre grupeve po reduktohet për shkak të emigracionit, plakjes ose për shkak të të dy faktorëve bashkë.

Çfarë thotë raporti? Kërkuesit vlerësojnë që deri në 59 milionë vende pune në Evropë ose 26 për qind e totalit, janë në rrezik, në afat të shkurtër, për shkak të reduktimit të orëve të punës apo pagave, pushimeve nga puna të përkohshme ose të vazhdueshme. Ndikimi do të shpërndahet në mënyrë jo të njëtrajtshme, me diferenca të ndjeshme mes sektorëve dhe profesioneve dhe rrjedhimisht, mes grupeve demografike dhe tregjeve lokale të punës.

Popullsia evropiane në moshë pune do të reduktohet me rreth 13.5 milionë ose 4 për qind deri në fund të dekadës.

Rënia do të jetë veçanërisht e theksuar në Gjermani thuajse 8 për qind ose rreth 4 milionë persona; në Itali thuajse 7 për qind ose rreth 2.5 milionë persona dhe në Poloni thuajse 9 për qind ose rreth 2.3 milionë persona.

Një javë pune e reduktuar mund të rrisë më tej presionin. Që prej vitit 2000, orët mesatare të punës çdo javë për frymë janë reduktuar më shumë se një ose thuajse 3 për qind në 37.1 orë.

Tre grupe profesionale përfaqësojnë thuajse gjysmën e gjithë punëtorëve në rrezik në Evropë: shërbimi për klientët dhe shitjet, shërbimet e hotelerisë dhe punësimet në ndërtesa.

Rreth 24 milionë vende pune, thuajse 50 për qind e numrit të vendeve të punës të transferuara nëpërmjet automatizimit, janë në rrezik zhvendosjeje si për shkak të COVID-19 edhe për shkak të automatizimit.

Ata që kërkojnë punë duhet të zhvendosen. Duhet të ekzistojnë të ashtuquajturit “place to be”. 48 megapolet dhe qendrat të shënuara në hartë me ngjyrë të zezë, bojëqielli dhe blu prodhojnë 55 për qind të patentave high-tech në Bashkim Evropian përkundër 39 për qind në ekonomitë e qëndrueshme dhe vetëm 6 për qind te rajonet me tkurrje. Ato përfaqësojnë 73 për qind të bizneseve fillestare krahasuar me 25 për qind tek ekonomitë e qëndrueshme dhe 2 për qind në rajonet me tkurrje. Në 29 nga këto qytete ndodhet thuajse 80 për qind e 126 kompanive evropiane të “Fortune Global 500”.

Ndër të tjera, në 48 qendrat në rritje ndodhen rreth 83 për qind e të diplomuarve shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Numri i evropianëve në moshë pune që jetojnë e punojnë në një vend tjetër evropian është dyfishuar në periudhën 2003-2018, nga më pak se 8 milionë apo 2.3 për qind e popullsisë në moshë pune në 16 milionë apo 4.8 për qind. Qendrat ishin magneti kryesor për rezidentët e rinj nga viti 2011 në vitin 2018, duke shtuar rreth 2 milionë njerëz.

Punësimi total në 27 vene të Bashkimit Evropian, plus Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar, është rritur me thuajse 10 për qind mes viteve 2003 dhe 2018, duke arritur nivele rekord.

Në periudhën 2008-2018, pagat mesatare janë rritur vetëm 0.9 për qind në vit në të gjithë Evropën. /Monitor/