Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Pasojat e pandemisë COVID-19, Fondi Monetar: Ekonomia botërore do bie me 4.9 për qind

Fondi Monetar Ndërkombëtar dha një analizë të zymtë të ekonomisë botërore, duke thënë se pandemia COVID-19 ka shkaktuar dëme më të mëdha nga sa pritej dhe do të pasohet nga një rimëkëmbje e ngadaltë.

Sipas FMN-së, këtë vit ekonomia do të tkurret me 4.9 për qind, më keq sesa rënia prej 3 për qind e parashikuar në muajin prill.

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara pritet të zvogëlohet këtë vit me 8 për qind.

“Vendet që përdorin monedhën e vetme evropiane janë drejtuar për një rënie prej më shumë se 10 për qind, ndërsa prodhimi japonez do të bjerë me 5.8 për qind”, tha FMN.

Ekonomia kineze, duke vuajtur njëkohësisht luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pandeminë parashikohet të fitojë vetëm një rritje prej 1 për qind – performanca e saj më të keqe në disa dekada.

“Mund të themi se bota ka marrë fund, dhe tani jemi në një fazë të rimëkëmbjes. Por, akoma, forca e rikuperimit është shumë e pasigurt sepse ende nuk ka zgjidhje për krizën shëndetësore. Deri në fund të vitit të ardhshëm, pandemia do t’i kushtojë ekonomisë botërore 12.5 trilionë dollarë në prodhim të humbur”, tha Gita Gopinath, kryekonomiste në FMN.