Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Pasojat e pandemisë së Coronavirusit, Gjermania para një rënie ekonomike

Që kriza e Coronavirusit do të shkaktojë një rënie të fuqishme të rendimentit ekonomik, këtë e ka kushdo të qartë. Por sa i fuqishëm do të jetë recesioni? Dhe a mund të ndihmojnë bonot kjo pandemi?

Shefi i ri i këshillit të ekspertëve për vlerësimin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, Lars Feld parashikon një recesion të rëndë sivjet, por jo rënie me më shumë se dhjetë përqind.

Instituti IFO ka përllogaritur skenarë me humbje deri 20 për qind për vitin 2020. Por, sipas ekspertit Feld një rënie me më shumë se 10 për qind është mjaft pesimiste.

Feld deklaroi se këshilli do të bëjë një ekzaminim të posaçëm për pasojat e krizës së Coronavirusit, ministrini Ekonomisë, Altmaier pas video-konferencës tha, se humbjet ekonomike parashikohet të jenë më të mëdha se gjatë krizës financiare në vitin 2009.

Atëherë ekonomia gjermane ra me 5,7 për qind. Qeveria me një paketë ndihme prej miliardash euro ka hedhur hapin e parë për zbutjen e pasojave ekonomike. Por duhet të ndërmerren edhe masa të tjera, që ta nxjerrin Gjermaninë nga kriza.

Synohet që të mos humbasë nga fokusi një hop i ri pas krizës Corona dhe që të nxiten forcat e zhvillimit ekonomik, kur të ulet numri i infeksioneve dhe kufizimet në jetën publike mund të shfuqizohen.

Shefi i “kokave të ekonomisë” tha, se pas “zbehjes” së masave për mbrojtjen e shëndetit nevojiten “shkëndija” në drejtim të tatimeve. Shumë gjëra do të varen, se sa shpejt Gjermania do të dalë nga kriza ekonomike dhe nëse më 2021 do të mund të ketë një hop të shpejtë si pas krizës financiare.

Altmaier kundër bonove “Corona”

Ministri Altmeier më parë i refuzoi prerazi borxhet e përbashkëta të vendeve të euros për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë së Coronavirusit.

“Ne jemi të gjithë të vendosur, ta pengojmë me gjithçka është e mundur një krizë të re borxhesh në Evropë. Por këshilloj për kujdes, nëse prezantohen gjoja koncepte të reja, gjeniale, të cilat shpesh janë përsëritje e koncepteve të refuzuara kohë më parë”, i tha ai gazetës Handelsblatt.

Për zbutjen e pasojave ekonomike nga përhapja e virusit COVID19 në nivel të Bashkimit Evropian po diskutohet për të ashtuquajturat bono “Corona”. Këto janë kredi të përbashkëta të dhëna nga institucionet financiare evropiane.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh e hapur për të tilla bono.

Altmaier në të kundërt e konsideron të rëndësishme, që të forcohet aftësia e konkurrencës në Evropë.

“Inovacioni është më i rëndësishëm se subvecioni, dhe pikërisht për këtë ne do të vendosim piketat”, tha ai.

Qeveria gjermane vazhdimisht në të shkuarën ka qenë kundër të tilla kredive duke argumentuar, se prej tyre krijohet kolektivizimi i borxheve dhe riskut. /Deutsche Welle/