Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Përfituesit e ndihmës sociale nga dita e martë mund t’i tërheqin paratë e tyre për dy muaj

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se Thesari ka urdhëruar procesimin e pagesës së skemës së ndihmës/asistencës sociale për të gjithë përfituesit e saj, përkatësisht 24,198 familje.

Përfituesit e kësaj skeme mjetet financiare mund t’i tërheqin nga nesër më 24 mars 2020, pagesa të cilat bëhen afër dhjetë ditë para afatit të zakonshëm, për shkak të gjendjes së krijuar.

Duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria për luftimin e saj, me qëllim të mbështetjes së familjeve në asistencë sociale, ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka vendosur që për të gjithë përfituesit të paguhet shuma e dy muajve e ndihmës sociale, të cilat qytetarët mund t’i marrin përnjëherë.

Gjithashtu, Thesari ka urdhëruar procesimin e pagesës së skemës për “Masat aktive të tregut të punës” të Agjencisë së Punësimit.