Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Personeli i Facebookut dhe Google do të punojnë nga shtëpia deri në fund të vitit

Facebook dhe Google lajmëruan se personeli i tyre do të vijojnë të punojnë nga shtëpia për pjesën tjetër të vitit.

Gjigantët e teknologjisë kishin bërë publike planet për hapjen e zyrave të tyre së shpejti.

Google kishte planifikuar t’i hapte zyrat më 1 qershor, por ka vendosur ta shtyjë me 7 muaj të tjerë këtë mënyrë të re pune. Facebook nga ana tjetër do të mbajë zyrat të mbyllura deri më 6 korrik kur edhe izolimi i Coronavirusit pritet të marrë fund.

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai theksoi se punëtorët të cilët e kanë të nevojshme të rikthehen në zyrat e punës mund ta bëjnë pas Korrikut nën masat e përcaktuara nga autoritetet.

“Pjesa më e madhe e tyre të cilët kanë bërë punën nga shtëpia do të mund të vazhdojnë ta bëjnë atë deri në fund të vitit”, tha Pichai.

Facebook është duke vlerësuar se cilët punëtorë duhet të kthehen në zyra dhe cilët jo. Platforma e medias sociale ishte ndër të parat që u kërkoi personelit të punojnë në distancë duke u dhënë bonuse deri në 1,000 euro.