Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Remitencat dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e punësimit

Një valë e re e kësaj krize botërore do të godasë vendet në zhvillim këtë vit. Jo vetëm përmes vetë virusit COVID-19 dhe jo përmes mbylljes ekonomike brenda atyre vendeve, por përmes zvogëlimit të parave që emigrantët dërgojnë në shtëpi.

Dërgesat apo remitencat janë burimi më i madh i financave të zhvillimit ndërkombëtar. Projeksionet e Bankës Botërore që dërgesat për vendet në zhvillim do të bien me 23 për qind këtë vit – deri në 445 miliardë dollarë amerikanë, përkundrejt 574 miliardë dollarëve që ajo kishte parashikuar pa ndodhur kriza për vitin 2020.

Nga kjo krizë do të preket edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të hyjë në një recesion ekonomik në vitin 2020, ku për gjashtë vendet e rajonit, Banka Botërore parashikon që do të pësojnë rritje negative, pasi ato vazhdojnë të luftojnë me ndikimet e ekonomisë të pandemisë COVID-19.

Sipas raportit të fundit të rregullt ekonomik të Bankës Botërore – i cili përdor një skenar fillestar dhe një skenar anësor përballë një pasigurie të lartë të sjellë nga pandemia – rritja ekonomike në rajon parashikohet të jetë ndërmjet minus 3 për qind deri minus 5.6 për qind.

Skenari fillestar supozon se hapja ekonomike në Evropë fillon të jetësohet mjaft shpejt, në mënyrë që masat e kontrollit të mund të ngrihen dhe hapja totale të ndodh deri në fund të muajit qershor dhe një rikuperim gradual mund të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2020.

Në anën tjetër, skenari i anësor supozon zgjatjet e shpërthimit dhe masat e kontrollit të vazhdojnë ende, ku aktualisht skenari i parë është duke ndodhur dhe e rikuperimi ekonomik mund të fillojë të ngrihet plotësisht vetëm në fund të gushtit, ku një rikuperim të plot të aktivitetit ekonomik për vendet e Bashkimit Evropian, pritet të jetë vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2020.

Recesioni në Kosovë do të nxitet nga një rënie e konsiderueshme e kërkesës së brendshme dhe të huaj gjatë pandemisë. Rreziku kryesor për Kosovën është që një pandemi e zgjatur, si dhe një recesion më i thellë në Bashkimin Evropian, mund ta vështirësojë trajtimin e krizës ekonomike në zhvillim.

Nëse Evropa Perëndimore do të përballet me një rritje gjatë periudhës afatmesme, pritet gjithashtu që të reflektohet fuqishëm në Kosovë, sepse dërgesat e mërgimtareve do të ndalen të ulen në pjesën e dytë të vitit, dhe pas hapjes së kufijve nga vendet e Bashkimit Evropian ekziston mundësia e lëvizjes së mërgimtarëve në drejtim të Kosovës dhe kështu do të ketë një rimëkëmbje ekonomike në formë “V”, pasi aktiviteti ekonomik gradualisht kthehet në normale, por kjo gjithashtu varet nga gjatësia dhe intensiteti i krizës aktuale.

Në Kosovë dërgesat përbëjnë 12 për qind të vlerës së Prodhimi i Brendshëm Bruto, si dërgesa të regjistruara në sistemet bankare kurse shpenzimet e mërgimtarëve në drejtim të Kosovës gjatë qëndrimit të tyre arrin vlerën deri në një miliard euro shpenzim, kështu në total nga dërgesat, vendi ynë ka një hyrje vjetore përafërsisht 1.875 miliard euro.

Nga Banka Qendrore e Kosovës pohojnë së ulje në dërgesat e vitit 2020 pritet të janë rreth 14 për qind nga ajo që Banka Botërore ka projektuar një ulje rreth 23 për qind të tyre.

Me këtë ulje të dërgesave, por me hapje të kufijve dhe lëvizje të mërgimtarëve në drejtim të Kosovës, kjo krizë nuk do të vërehej pasi që do të ndodhë shpenzimi i parasë nga vetë mërgimtarët.

Në pjesë të ndryshme të botës, dërgesat kanë qenë deri në 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në vendet si Guatemala dhe Senegal, 20 për qind në Honduras dhe 30 për qind në Haiti. Më e keqja mund të presë Nepalin, ku vlera e dërgesave është pothuajse një e treta e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe perspektivat e migrimit në vendet e pasura me naftë kanë pasur goditje të dyfish nga rënia e çmimeve të naftës dhe rënia e dërgesave, skenar veçanërisht i errët.

Menjëherë, zvogëlimi i dërgesave do të kthejë miliona njerëz përsëri në varfëri.

Ku sipas vlerësimeve rigoroze të Dean Yang dhe Claudia Martinez, vetëm në Filipine, një rënie prej 20 për qind e remitancave do të hidhte rreth 380 mijë njerëz në varfëri ekstreme. Në të gjithë botën, kjo pothuajse me siguri do të shtonte shumë miliona të papunë, sado e keqe të jetë, ai efekt i menjëhershëm i ngritjes së papunësisë por nëse dërgesat mund kthehen brenda vitit situata mund të ndryshojë.

Shkurtimi i dërgesave nuk shkurton thjesht investimet e ngadalta dhe të qëndrueshme që i ndihmojnë njerëzit të lulëzojnë, ato gjithashtu pengojn aftësinë e familjeve për të menaxhuar krizat e papritura.

Po ashtu, sipas ekonomistëve Dean Yang dhe Hwa Jung Choi, në Filipine, ekonomitë familjare të cilat kanë një anëtar të familjes, i cili dërgon remitenca mund të kenë humbje afro 60 për qind, nëse ai anëtar i familjes ndalon së dërguari para në drejtim te familjes. Asnjë formë tjetër e sigurimit familjar pos remitencave nuk mund të evitojnë varfërinë në ketë vend.

Sigurisht, kjo krizë është akoma në zhvillim dhe askush nuk e di saktësisht se sa do të ndryshojnë dërgesat e emigrantëve, dhe për sa kohë.

Ka shumë arsye për të qenë më optimist sesa parashikimet e Bankës Botërore. Më e rëndësishmja, ata parashikojnë një rënie prej 23 për qind për këtë vit në dollarë.

Dërgesat në Kosovë mund të rritet, pasi që në tërë Evropën është një shpresë premtuese që pjesa e dytë e vitit mund t’i rrit ato rritë duke u bazuar në hapjen e hershme të Gjermanisë dhe Zvicrës, ku përqendrimi kryesor i diasporës kosovare është aty.

Avantazhi që kanë vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ato mund të manipulojnë me valutë me zhvlerësime siç ndodh në shumë vende në zhvillim. Për shembull, vlera e dollarit karshi pesosit meksikan ka rënë 20 për qind që nga fillimi i krizës. Kjo do të thotë që edhe 20 për qind dërgesa më të ulëta në dollarë do të kishin të njëjtën vlerë në pesos, që është ajo që u intereson më shumë marrësve.

Dhe fakti që dërgesat janë “më të lira” në këtë kuptim duhet t’i bindë emigrantët të dërgojnë më shumë, kurse ky fenomen mund të ndodh me vendet fqinje të Kosovës pasi që kanë mundësi zhvlerësimi të monedhës vendore.

Autor: Kapllan Halimi