Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mendojnë ta ndalojnë rrjetin social TikTok

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po mendojnë të ndalojnë aplikacionin TikTok dhe disa aplikacioneve të tjerë kinezë.

Gjatë një interviste në Fox Neës, ai u pyet nëse SHBA-ja duhet të marrë në konsideratë ndalimin e rrjeteve sociale kineze, veçanërisht TikTok.

“Sa i përket aplikacioneve kineze në telefonat e njerëzve, ju siguroj që edhe në këtë rast SHBA-ja do të marrë vendimin e duhur. Nuk dua të flas para presidentit Donald Trump, por po e shikojmë këtë mundësi”, tha Pompeo.

Diplomati më i lartë amerikan gjithashtu shtoi se njerëzit duhet ta shkarkojnë aplikacionin, “vetëm nëse doni që informacionet tuaja private të jenë në duart e Partisë Komuniste të Kinës”.

“TikTok drejtohet nga një shef ekzekutiv amerikan [Kevin Mayer], me qindra të punësuar në fushën e sigurisë dhe politikave publike këtu në SHBA. Nuk i kemi dhënë kurrë qeverisë kineze të dhëna mbi përdoruesit tanë dhe nuk do ta bëjmë kurrë nëse na kërkohet”, tha një zëdhënës i TikTok në një deklaratë, pas komenteve të Pompeo.

TikTok që është në pronësi të ByteDance, një kompani me seli në Pekin, është akuzuar shpesh nga politikanë amerikanë se kërcënon sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve me Kinën. /Gazeta Ekonomia/