Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Vendet e Evropës Lindore në krizën më të thellë ekonomike që nga rënia e komunizmit

Dëmi nga Coronavirusi ka goditur edhe rajonin me rritje më të shpejtë të Bashkimit Evropian në tremujorin e parë, tashmë që anëtarët lindorë të bllokut vuajnë recesionin më të keq që nga rënia e komunizmit dhe Perdes së Hekurt.

Ndërsa vendet nga Balltiku e deri në Detin e Zi shmangën rekordeve e pësuara nga shtetet e mëdha të Evropës Perëndimore për numrin e të prekurve, mbyllja e fabrikave, dyqaneve dhe shërbimeve bllokoi fitimet e kompanive dhe nxiti papunësinë më të lartë në rajon.

Të dhënat tregojnë përgjysmim të rritjes ekonomike në Hungari nga fundi i vitit 2019 dhe ngadalësimin endjeshëm në Rumani, e cila u zgjerua më 2.4 për qind nga një vit më parë.

Ekonomitë çeke dhe sllovake u tkurrën. Polonia, e cila do të raportojë shifrat e saj më vonë, gjithashtu pritet të ketë vuajtur një rënie të ndjeshme.

Eurozona, destinacioni kryesor për eksportet e rajonit, u zhyt në tkurrje rekord në tremujorin e parë, duke nxjerrë në pah sfidat për prodhuesit e Europës Lindore.

Prodhimi në Skoda Auto, kompania më e madhe çeke dhe një matës kryesor i shëndetit të prodhimit të vendit, ra me më shumë se 100 mijë makina gjatë një mbyllje një mujore. Dorëzimet totale të makinave ranë me rreth 25 për qind nga një vit më parë në tre muajt e parë të vitit.

“Ne po ndiejmë një ndikim shumë të fortë ekonomik të pandemisë së Coronavirusit dhe masave të nevojshme të miratuara për ta kontrolluar atë”, njofton kompania.

Parashikimet për recesionin e afërt në ish-anëtarët komunistë të Bashkimit Evropiab ngjallin kujtime për transformimin e dhimbshëm të rajonit më shumë se tre dekada më parë. Në rastin më të keq, kontraktimet e Prodhimit të Brendshëm Bruto kumulative varionin nga rreth 13 për qind në Poloni dhe Sllovaki, në një të katërtën e prodhimit në Bullgari e Rumani dhe deri në 40 për qind në shtetet baltike.

“Rimëkëmbja nuk ka të ngjarë të jetë aq e shpejtë dhe e lehtë sa supozohej fillimisht”, thuhet në procesverbalin e Bankës Qendrore çeke.

Megjithatë, ndërsa masat e bllokimit po lehtësohen në të gjithë kontinentin, zyrtarët po dëgjojnë parashikime më të shpeshta të një rikuperimi që nuk do të vonohet përtej vitit 2020.

“Ekonomitë e Evropës Lindore ndoshta do të vazhdojnë të tejkalojnë Evropën Perëndimore pas rënies së pandemisë, pasi ato janë akoma në fazën e kapjes”, tha Beata Javorcik, shefi ekonomist i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ata gjithashtu reaguan më shpejt sesa vendet përfshirë Francën, Spanjën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që ka çuar dukshëm në më pak vdekje nga virusi.