Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

‘Zona Park’ nga Prizreni me projekt humanitar kundër pandemisë së Coronavirusit

Kompania e specializuar për sistemin e menaxhimit të shërbimeve hixhienike, dezinfektim, dezinsektim, deratizim, repelim dhe furnizim “Zona Park” nga Prizreni organizon me projektin humanitar kundër pandemisë së Coronavirusit.

Sipas njoftimit të kompanisë, vlera e këtij projekti është 50 mijë euro dhe do të shfrytëzohet për të prekurit e COVID19.

“Dezinfektimi në shtëpi, banesa, apo vende të banuara me persona të prekur nga COVID19”, thuhet në njërën nga pikat e këtij projekt që do të ofrohet pa pagesë.

Vlefshmëria e projektit do të jetë deri me largimin e pandemisë së Coronavirusit në vend. /Gazeta Ekonomia/